Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e misionit të KFOR-it ka kryer ushtrime me armë të vërteta në Prishtinë, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për ruajtjen e gatishmërisë dhe aftësisë së lartë operacionale.
Përmes një postimi në Facebook, misioni ka theksuar rëndësinë e këtyre stërvitjeve për përgatitjen e trupave për t’iu përgjigjur me shpejtësi dhe efikasitet çdo sfide sigurie.
“Ushtrime të tilla ndihmojnë në ruajtjen e gatishmërisë dhe forcimin e koordinimit midis forcave shumëkombëshe, gjë që është çelësi për përmbushjen e mandatit të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Shqipëria në vend të 9 në botë për sigurinë kibernetike, Ram...
Qeveria mban 1 minutë heshtje për tre kosovarët që vdiqën tr...
Osmani shtroi iftar për Myftiun Tërnava
Remitencat në Kosovë arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025...
Tërnava: Mesazhi i Fitër Bajramit është paqja, lutemi që Zot...
Kurti: Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për presidenti...