Ushtarët e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë përfunduar vendosjen e tabelave të reja përgjatë Vijës Administrative Kufitare (ABL) brenda zonës së përgjegjësisë së KFOR-it.
Në total janë vendosur 114 tabela në zona malore dhe të pyllëzuara, duke shënuar qartë zonën e operacioneve të KFOR-it dhe duke ulur rrezikun e kalimeve të rastësishme.
KFOR njofton se do të vazhdojë përpjekjet e saj për të promovuar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë, përfshirë edhe përmes patrullimeve të rregullta në veri të Kosovës dhe pranë Vijës Administrative Kufitare.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), sipas roleve të tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...