Largimi i barrikadave të fundit në veri të vendit është bërë nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i.
Ky i fundit ka publikuar një video nga momenti i largimit të kamionëve të djegur duke e rikthyer lirinë e lëvizjes në atë pjesë për të gjitha komunitetet.
“KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në njoftim.
KFOR po ashtu ka theksuar se janë të fokusuar në garantim të sigurisë në rajon për të çuar para dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
“KFOR-i është plotësisht i përgatitur për çdo zhvillim të sigurisë, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, dhe vazhdon të ofrojë kornizën e sigurisë për të çuar përpara dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet tutje në njoftim.
Kujtojmë se barrikadat u vendosën në veri të shtunën e 10 dhjetorit të vitit të kaluar, në shenjë reagimi ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, të cilit sot i është vazhduar arresti shtëpiak edhe dy muaj./arbresh.info/
Vëllaznimi mbetet pa lojtarin kryesor Marques Warrick
Presidenti i Hungarisë së pari takohet me komandantin e KFOR...
“E ardhmja është e shkruar…”, Big Brother Vip Albania 5 fill...
Lista Serbe: Kryetarët e rinj në veri shkarkuan të gjithë dr...
Nuk kanë fund lajmet e këqija për Realin, braziliani do t...
Nis takimi i Osmanit me presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyo...