Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka thënë se përgjegjësit për sulmin në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit të kaluar, duhet që urgjentisht të sillen para drejtësisë.
“Një vit pas sulmeve në Zveçan dhe Banjskë, është urgjente të sillen përgjegjësit para drejtësisë dhe NATO shikon nga Serbia për të ndihmuar në sigurimin e përgjegjësisë së plotë, KFOR-i synon të sigurojë që sulme të tilla të mos përsëriten. Është e rëndësishme që të dyja palët të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara të cilat mund të nxisin tensionet, të rrezikojnë sigurinë ose të rrezikojnë ushtarët e KFOR-it. NATO vazhdon të mbështesë Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si kornizë për të arritur një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve,” ka thënë komandanti i KFOR-it.
Komandanti në largim i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, takoi ambasadorët e të gjithë aleatëve të NATO-s dhe partnerët operacionalë në selinë e NATO-s, të cilët i njoftoi me zhvillimet e fundit.
Ai u takua gjithashtu me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Ambasadorin Boris Ruge.
Gjeneralmajor Ulutash jep dorëheqjen më 11 tetor 2024. Ai do të pasohet nga gjeneralmajor Enrico Barduani, nga Italia.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK