KFOR-i përmes një komunikate për media ka njoftuar që është në kontakt me autoritetet e Kosovës dhe Serbisë lidhur me rastin e kidnapimit të tre policëve kosovarë nga policia serbe.
Ata po ashtu kanë bërë thirrje që të ulen tensionet midis dyja shteteve.
“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja nuk ishte në zonë kur tre zyrtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga policia serbe dje. KFOR-i ka dërguar një ekip në zonë dhe i ka vendosur kontaktet me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe me autoritetet serbe. KFOR-i po ashtu është në kontakt të rregullt me Misionin e BE-s për Sundimin e Ligjit (EULEX). Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që menjëherë t’i ulin tensionet dhe të përmbahen nga veprimet njëpalëshe që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtutjeshëm”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...