KFOR ka nderuar sot Rreshterin e Parë turk, Hüseyin Kutlu, i cili ka humbur jetën në Kosovë gjatë përpjekjes për të çarmatosur një pajisje shpërthyese më 22 shtator të vitit 1999. I pranishëm sihte edhe i pari i KFOR-it në Kosovë.
KFOR njofton se komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, mori pjesë sot në një ceremoni solemne në nderim të Rreshterit të Parë Hüseyin Kutlu nga Turqia, i cili humbi jetën në Kosovë gjatë përpjekjes për të çarmatosur një pajisje shpërthyese. Ceremonia u mbajt në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë.
“Në prani të përfaqësuesve nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse në KFOR, Gjeneral Barduani kujtoi guximin dhe sakrificën e fundit të Hüseyin Kutlu, duke theksuar se përkushtimi i tij vazhdon të frymëzojë personelin e KFOR-it në misionin e tyre për të siguruar siguri dhe stabilitet në Kosovë,” thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Gjeneral Barduani kujtoi se “nderimi i të rënëve do të thotë vazhdim i misionit të tyre drejt paqes dhe unitetit mes të gjitha komuniteteve në Kosovë.”
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...
Sulmi i Iranit ndaj Turqisë-Rama: Shqipëria e dënon me forcë...
Liverpool merr një ‘goditje’ para ndeshjes me Ga...
Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Osma...
Tre persona dënohen me burgim efektiv për vjedhje të rëndë
Tebas kundërshton Xavin për rikthimin e Messit te Barcelona:...