“Kërcënimet nga terrorizmi janë tashmë një fenomen global dhe Kosova nuk bën përjashtim por as nuk është në shënjestër më shumë se vendet e tjera”, ka thënë komandanti i KFOR-it në Kosovë, Francesco Paolo Figliuolo, raporton KTV.
Duke folur për arrestimet e disa të dyshuarve për terrorizëm javën e kaluar në liqenin e Badovcit, Figliuolo ka përgëzuar Policinë e Kosovës, për të cilët tha se, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në parandalimin dhe reagimin ndaj këtij fenomeni.
Këto komente, ai i bëri në Deçan, me rastin e përurimit të një ure, që do t’i lidhë fshatrat e Deçanit, me rrugën kryesore që kalon rreth manastirit.
Megjithëse ishte i pranishëm ati Sava nuk mori pjesë në prerjen e shirit, ndërkaq sipas kryetarit të Deçanit, Rasim Selmanaj, kjo mund të jetë një revoltë e kreut të manastirit, pas vendimit që gjykata mori, për të mos i lejuar Manastirit administrimin e një prone publike.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim