Ushtarët e Komisionit të Zbatimit të Përbashkët të Komandës Rajonale Lindore të misionit KFOR, kanë realizuar patrullime në veri të Kosovës, përgjatë kufirit me Serbinë.
“Kjo pjesë e përpjekjeve për të promovuar dhe siguruar një mjedis të sigurt dhe me lëvizshmëri të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.
”KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të sigurisë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke siguruar lëvizshmërinë e lirë në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet po ashtu në njoftim.
KFOR punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit) në rolet e tyre si përgjigjes të sigurisë.
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...