Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se po punon për zbutjen e situatës në veri të Kosovës dhe është në kontakt me shumë institucione nga Kosova dhe Serbia.
Në një komunikatë drejtuar medieve, KFOR-i ka njoftuar se nuk janë takuar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe se raportimet për paralajmërimin e komandantit të KFOR-it se do të shtijë me armë në Zveçan, janë të pavërteta.
“Komandanti i KFOR-it dhe stafi i tij po punojnë për zbutjen e situatës dhe janë në kontakt me të gjitha palët, duke përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe të organizatave të sigurisë në Kosovë dhe me Forcat e Armatosura të Serbisë. Raportimet e mediave për një takim me Goran Rakiqin janë të pabaza, po ashtu edhe pretendimet se komandanti i KFOR-it ka bërë ndonjë paralajmërim për të shtëna në Zveçan”, thuhet në komunikatë.
Situata në veriun e vendit është e tensionuar nga mëngjesi i sotëm, ku kordoni i protestuesve serbë ka tentuar të hyjë në objektet komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Atje është parë prezencë e shtuar e njësiteve të Policisë së Kosovës dhe njësitë ushtarake profesionale të KFOR-it./Arbresh.info
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen