Në selinë e KFOR-it, në Kampin Film City në Prishtinë, është zhvilluar një trajnim i përbashkët për evakuim mjekësor ajror, që ka përfshirë njësitë mjekësore të katër ushtrive: të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hungarisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.
Sipas njoftimit, pjesëtarët u stërvitën për mënyrën e evakuimit të të plagosurve në kushte reale, duke përfshirë ngarkimin dhe shkarkimin e pacientëve gjatë operacioneve ajrore, shkruan Arbresh.info.
“Stërvitja ndërkombëtare siguron që të gjitha shtetet pjesëmarrëse në KFOR të jenë të gatshme të reagojnë në mënyrë të standardizuar dhe efektive ndaj çdo krize mjekësore”, thuhet në njoftim.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në përputhje me rolet e tyre si akterë të sigurisë”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë