Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO, me trupa aviacioni amerikan të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje, vazhdon të ndihmojë Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës në luftimin e zjarreve që prekin pjesë të ndryshme të rajonit.
Bëhet e ditur se dy ekipe UH-60 Black Hawk nga KFOR-i, të pajisura me kova Bambi, kryen hedhje të shumta uji nga ajri mbi rajonet e prekura nga zjarret, duke punuar për të kontrolluar flakët që kërcënonin popullsinë civile dhe infrastrukturën lokale.
“Gjatë një periudhe dyorëshe, ekipet përfunduan 18 hedhje uji, duke sjellë më shumë se 43,500 litra ujë në zonën e prekur. Përpjekje të tilla nxjerrin në pah aftësinë e reagimit të shpejtë të KFOR-it dhe përkushtimin e tij të palëkundur për të mbrojtur popullsinë lokale dhe për të ndihmuar autoritetet e emergjencave civile gjatë kohërave të krizës”, thuhet në njoftim të KFOR-it.
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...