Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, u takua me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, në Selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.
Sipas njoftimit, ata diskutuan për disa tema, përfshirë sigurinë afatgjatë në të gjithë Kosovën, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, shkruan Arbresh.info.
“Gjeneral Major Barduani gjithashtu e uroi Ambasadorin Sprecher për kontributet afatgjata të Zvicrës në KFOR dhe për stabilitetin rajonal. Ky takim ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta të Gjeneral Major Barduani me homologët e tij përkatës në Kosovë dhe në rajon”, thuhet në njoftim.
KFOR-i rithekson se vazhdon të zbatojë mandatit e tij bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lëvizjen e lirë, gjithmonë dhe pa anashkalime.
“KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë”, thuhet mes të tjerash në njoftim./Arbresh.info/
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...