Duke filluar prej orës 14:30, Kryeministri Albin Kurti do të jetë pjesë e panelit të diskutimit të Liderëve, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në vjegëzën në vijim: https://www.youtube.com/watch?v=umCd1m0SFN4
Në panel, sipas ZKM-së, do të jenë edhe liderët e tjerë të rajonit.
Sipas njoftimit, aty nuk merr pjesë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila dje ishte e pranishme në darkën e punës të organizuar në Bled.
“Krahas Kryeministrit Kurti, në këtë panel do të marrin pjesë, Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, Kryesuesja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel”, thuhet në njoftimin e ZKM-së./Arbresh.info/
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona
Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PD...
Kuvendi i Shqipërisë e nis me përplasje sesionin e ri parlam...
Osmani priti në takim ambasadoren greke, diskutuan për marrë...
Mbappe: Fërshëllimat duhet të ishin për të gjithë lojtarët, ...
Mbappe me mesazh mbështetës për Diazin i cili humbi penallti...