Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se gjatë kësaj të enjte nuk do të ketë furnizim me ujë në zonën e shërbimit që përfshinë: Gjakovën, Rahovecin dhe Prizrenin.
Ndërprerja do të bëhet për disa orë, për shkak të kyçjes së re të rrjetit të ujësjellësit të Dushkajës dhe Anadrinit, njofton Klan Kosova.
Ndërprerja do fillojë prej orës 12:00 dhe do zgjasë deri në orën 18:00.
“Nga Departamenti Teknik na njoftojnë se nesër me dt.17.10.2019 nga ora 12:00 – 18:00 do të ndërprehet uji në tërë zonën tonë të shërbimit që përfshinë: Gjakovën, Rahovecin dhe Prizrenin.
Ndërprerja do të bëhet për shkak të kyqjes së re të rrjetit të ujësjellësit të Dushkajës dhe Anadrinit.
Të gjithë konsumatorët i falenderojmë për mirëkuptim’’, thuhet nga K.R.U Gjakovë./arbresh.info/
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
YIHR: Ligjërata për Specialen në “Xhevdet Dodë” u mbajt me l...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...
TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen n...