KEDS ka njoftuar për ndërprerjet e energjisë elektrike në disa vende.
Ndërprerjet sipas njoftimit të KEDS-it janë të domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit.
Vendet që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike:
Më 21.02.2017 në NS 110/10 kV Istog do të shkyçet:
· Dalja 10 kV Dubrave-Rakosh (54000006) prej orës 10:00 deri në orën 14:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dubravë, Rakosh, Kovragë, Serbobran, Llukac i Thatë, Vëriq, Kërrninë, Padalishtë, Shushicë,Uqë, Suhogërll dhe Cerkolez.
Arsyeja e shkyçjes: Demontimi i transformatorit ekzistues 250kVA dhe i njëjti duhet të montohet në kapriaten e re, dhe shtrirja e përçuesit Al/Fe 50mm në 3 shtylla 12m.Punime nga firma Eling.
Më 22.02.2017 në NS 110/35/10 kV Prishtina 1 do të ketë shkyçet:
· Dalja 10 kV J22 Preoci nga ora 10:00 deri ne ora 12:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Preoci, Llapnasella, Lagjja Marigona, Spitali i Zemres EDA, Medicine Hospital, HIB Petroll, Hotel Emerald, EBC Cosmetic dhe Auto Mekanika.
Arsyeja e shkyçjes: Kyçja e trafostacionit të ri sipas PEE Nr. 9175.
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...