KEDS përmes nje komunikate për media, njofton që më datë 27 Maj nga ora 09:00 deri në 18:00, një pjesë e kryeqytetit do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike për shkak të punimeve të cilat janë duke i zhvilluar në rrjetin elektrik.
Zonat që do të afektohen nga këto punime janë: Velania, Rr.Norbert Jokl, Rezervoari, Mahalla e Muhaxherëve, Rr.Isa Kastrati (një pjesë), një pjesë e rrugës Enver Maloku, një pjesë e rrugës Armend Daci, një pjesë e banesave të vjetra, një pjesë e rrugës Afrim Zhitia, Kolegji Pjetër Budi, Bregu i Diellit – Zona lindje, Rr. Vëllezërit Gërvalla, Rr.Ahmet Haxhia, Rr.Holger Petersen, Rr.Ernest Koliqi dhe Nr.5 Kodra e Diellit (një pjesë).
Këto punime janë në kuadër të mega projektit investiv i cili ka filluar vitin e kaluar dhe që parasheh krijimin e një infrastrukure të re energjetike për Kryeqytetin.
Përmes këtij investimi, që kap shifrën prej 16 milion euro, KEDS po mundëson rritjen e kapaciteteve të linjave ekzistuese duke i shndërruar nga 10 kV në 20 kV dhe po bën krijimin e linjave alternative në daljet e nënstacioneve kryesore, nga të cilat do të përfitojnë mbi 90 mije konsumatorë.
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...