Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, para banorëve të lagjes “Mati 1“ ka paraqitur zotimet e tij për mandatin e radhës.
“Do ta ndërtojmë rrugën A, që do ta lehtësojë dukshëm trafikun në këtë pjesë; Do të ndërtohet shkolla dhe çerdhja e re; Do të ndërtohet fusha sportive në oborrin e shkollës ‘Pavarësia’; Do të bëhet rregullimi i rrugicave pranë rrugës ‘Muharrem Fejza’; Do të zgjerohet rrjeti i ndriçimit publik; Do të vendosen shportat e mbeturinave nëpër rrugicat ku mungojnë; si dhe do të ndërtohet parku rekreativ tek ish-TMK”, pohoi Ahmeti.
Në tubimin në lagjen Mati 1, përveç Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, të pranishëm ishin edhe Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, nënkryetari Dardan Sejdiu, si dhe deputeti Albin Kurti.
Kjo është top-pesëshja e kandidatëve më të votuar nga secila...
Mbi 26% e votave të numëruara, 10 më të votuarit në LVV
Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë Kosovës, policia je...
Ukraina mohon sulmin me dron në rezidencën e Putinit
“Nëse e duan Shqipërinë, pse nuk luajtën për ta” ̵...
Aksident i rëndë në Bresje, dyshohet për viktima