Negociatat teknike midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojnë në Bruksel të martën, më 16 janar dhe delegacioni serb do të udhëhiqet nga drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi Marko Djuriç, raporton Tanjug.
Tema e takimit tre-ditor do të jetë zbatimi i marrëveshjeve të arritura, Asociacioni i Komunave Serbe, si dhe liria e lëvizjes dhe temat e gjyqësori.
Ndërkaq në anën tjetër dje në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kryeministri Haradinaj ka informuar kabinetin qeveritar me procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë, dhe ka propozuar që të emërohet shefi i delegacionit të Kosovës për negociata me Serbinë.
Qeveria ka aprovuar propozimin e kryeministrit që Avni Arifi të jetë shef i delegacionit kosovar në këto bisedime me ndërmjetësimin e Brukselit. /Indeksonline/
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë