Një vrasje ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në fshatin Vitomiricë të Komunës së Pejës.
60-vjeçari, Shefqet Makshana ka mbetur i vrarë pas plagëve të marra nga një sulm me thikë që ka ndodhur mbi të nga dy të dyshuar.
Në familjen e tij, thonë se nuk e dinë se si ka ardhur deri tek konflikti mes tij dhe fqinjëve.
“Nuk e di që kemi pasë diçka. Para dy ditë kam qenë këtu në iftar. Sikur të kishte pasur ndonjë mosmarrëveshje do të më tregonte. Më lajmëroi gruaja e tij se ai ka vdekur, ajo nuk e di si ka ndodhur rasti. Në rrugë ka ndodhur rasti, ai ka qenë duke ardhur për në shtëpi. Ka qenë në shitore. A i kanë dalë në prit a si ka ndodh nuk e di”, ka thënë vëllai i viktimës.
Rastin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se dy të dyshuar për këtë rast janë arrestuar dhe se janë duke u intervistuar.
“Rreth orës 13;15, në rrugën “Hysen Hykaj” në Vitomiricë, pas një mosmarrëveshje është therur me thikë një burrë dhe është dërguar në emergjencë dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij. Viktima është i moshës rreth 60-vjeçare. Dy të dyshuar për rastin janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar”, ka thënë Gashi.
Policia në veri ndalon 4 automjete me targa serbe me mallra ...
OEK i kërkon BE-së të heqë masat kufizuese dhe të hapë rrugë...
“Nuk kemi garanci”, Syla thirrje ish-luftëtarëve të mos marr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...
Faton Peci betohet si kryetar i Mitrovicës së Jugut