Është dita e gjashtë e protestës e gjendja po thuajse e njëjtë, raporton arbresh.info.
Barrikadat, veturat e kamionët të mbushur më zhavorr janë pamjet më të cilat do të ballafaqohesh po sa hysh në rrugën e Jarinjës që lidh Kosovën më Serbinë, shkruan arbresh.info.
Serbet të ndarë në grupe, e më këngë e afër zjarrit ku po ngrohen gjatë këtyre ditëve, tendat e ngritura po vazhdojnë të jenë akoma.
Ndryshe sot gjatë ditës ka fluturuar edhe një helikopter serb.
Kjo edhe alarmoj jo vetëm njësit speciale që po qëndrojnë tash e gjashtë ditë në Jarin por edhe vetë politikanët Kosovarë.
E situatë jo e qet ishte edhe mbrëmë ku në Zubin Potok u tentua të digjet një pjesë e Qendrës së Regjistrimeve, e në Zveçan dy granata dore dështuan për ti shpërthyer.
Pas kësaj ngjarje, opozitë e pozitë kërkuan që gjerat të qetësohen e kërkuan ndihmë nga ndërkombëtare.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbajti një konferencë për media së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, të cilët dënuan sulmin në të dyja vendet e ku më pas paralajmëroi se do të mblodh edhe këshillin e Sigurisë .
Kujtojmë se krejt këto zhvillime të ndodhura gjatë këtyre gjashtë ditëve erdhën si pasoj e vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë.
Vendimi që asnjë veturë serbe mos të hyj në Kosovë pa ndërrimin e tabelave revoltoj serbet e Kosovës./V.SELIMI/arbresh.info/

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...