Pas vrasjes së liderit serb të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq, në rrjetet sociale në Serbi kanë “shpërthyer”, komente prej më të ndryshmëve nga qytetarët serb duke fajësuar Qeverinë Serbe për vrasjen e tij, të cilat nuk kanë hezituar të shkruajnë se vrasësi i Ivanoviq, është një serb! shkruan Indeksonline.

“Sigurisht që Oliver Ivanoviq e kanë vrarë të njëjtit “terrorista shqiptar”, që i patën kryer vrasjen në kafenenë Panda në Pejë në vitin 1999”, shkruan njëri prej komentuesve serb në Twitter.

“Faleminderit z.Vuçiq dhe kriminelëve të tij në Kosovë. Nënat jua…”, ishte një fyerje nga një komentues drejtuar Presidentit Serb Aleksandër Vuciq.

“Ja ke vizatuar nishanin në shpinë, Aleksandër Vuçiq”, shkruan Rampe një komentues serb.

“Në ora 13 vrasësi i Oliver Ivanoviq do të mbajë konferencë për media”, është një koment tjetër drejtuar Presidentit serb Vuçiq, i cili pritet të mbajë një konferencë për media.

“Vrasësi është ai i cili i pari ofron ndihmën për të zbuluar vrasësin”, shkruan ky qytetar serb duke aluduar në reagimin e Presidentit Vuçiq./Indeksonline/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë