Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në ora 20:00, raporton arbresh.info.
“Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për datën 23.06.2020, Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu janë bërë të ditur edhe pikat e rendit të ditës, të cilat do të shqyrtohen gjatë kësaj mbledhje.
“Dy pika të rendit të ditës janë në shqyrtim: Aprovimi i procesverbaleve dhe Transkriptave të mbledhjeve 1, 2 dhe 3 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për shqyrtimin e disa vendimeve të qeverisë lidhur me infeksionin Corona Virus Covid-19”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, shefi i qeverisë është duke raportuar në Kuvend për procesin e dialogut./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër