Në pasditen e ditës së formimit me vendim të Qeverisë, nën kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi mbajti mbledhjen e parë.
Në fjalën e tij hyrëse, kryeministri Kurti tha se besimi i qytetarëve në ndryshim është i madh dhe se ky besim duhet të korrespondojë me vullnetin dhe gatishmërinë e qeverisë, për të ju qasur sfidave me seriozitet.
Ai shtoi se qytetari në rend të parë e ka shëndetin, dhe kujdesin ndaj të njëjtit duhet ta gëzojë, pa pagesë, nga profesionistët në çdo kohë. “Përkushtimi im e koha ime nuk do të mungojë në asnjë moment”, u shpreh kryeministri Kurti.
Në anën tjetër, ministri Shëndetësisë, Rifat Latifi u shpreh i lumtur për vendimin e formimit të Komisionit. Ai tha secili prej anëtarëve të Komisionit ka shumë punë përpara, dhe u shprehë i bindur se së bashku do t’ia dalin mbanë.
Në këtë takim, përpos diskutimit mbi përgjegjësitë e Komisionit, u bë edhe ndarja punëve dhe përgjegjësive të anëtarëve të këtij Komisioni.
Sipas vendimit të sotëm të Qeverisë, Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi përbëhet nga kryeministri, ministri i Shëndetësisë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, zëvendësministrja dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, këshilltari i Kryeministrit për Shëndetësi, këshilltari i Kryeministrit për Teknologji të Informacionit, zëvendësuesja e drejtores së ShSKUK dhe kryetarja e Bordit të ShSKUK-së.
Përgjegjësitë e Komisionit janë:
1. Analiza dhe definimi i ndarjes dhe bashkëpunimit publiko-privat në shëndetësi;
2. Zhvillimi i sistemit informativ në shëndetësi për ta informatizuar në tërësi sistemin shëndetësor, në të gjitha nivelet (primar, sekondar, terciar) e sektorët (privat dhe publik)
3. Reformimi i ShSKUK-së përmes fuqizimit të QKUK-së dhe spitaleve rajonale;
4. Zhvillimi i sektorit publik të shëndetësisë në kuptim të ngritjes së kapaciteteve të shërbimit e kujdesit shëndetësor dhe ndërlidhjes me studimin e punën universitare dhe shkencore;
5. Themelimi i Spitalit Rajonal të Prishtinës.
6. Ndërveprimi me pesë odat e profesionistëve shëndetësorë: të mjekëve, të infermierëve, të stomatologëve, të farmacistëve dhe të fizioterapeutëve./arbresh.info/
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër