Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka informuar qytetarët se si duhet të mbrohen nga temperaturat e larta që po mbizotërojnë në vendin tonë.
IKShPK përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se grupet më të rrezikuara prej temperaturave të larta janë: të moshuarit, gratë shtatzëna, foshnjat dhe fëmijët e vegjël, etj.
Ndërsa, sipas tyre ndikimi i temperaturave të larta krijon ngërçe të muskujve, puls të shpejtë ose të dobët, ndjenjë e përgjithshme dobësie, etj.
Ndërkaq, se si duhet vepruar në rastet kur shfaqen shenjat e para të rrezikut, IKShPK thotë se duhet menjëherë të kërkoni ndihmën e mjekut në qendrën më të afërt të mjekësisë familjare./Arbresh.info
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...