Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi kë thënë se është moment vendimtar që të gjithë të reflektojnë dhe përfundimisht të kemi një ligj për rimëkëmbjen ekonomike në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Nesër në Kuvendin e Kosovës do të jetë në rend të ditës Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Rukiqi thotë se janë vetëm dy rrugë që ky ligj të kaloj:
1) Miratimi ne lexim te pare dhe pastaj amandamentimi permbajtesor ne leximin e dyte;
2) Terheqja e verzionit aktual te ligjit nga ana e Qeverise dhe fuzionimi i dy verzioneve (te pozites dhe opozites) ne nje ligj te vetem.
Postimi i plotë:
Neser, ne seancen e rradhes te Kuvendit, eshte ne rend dite, Ligji per Rimekembjen ekonomike. Jane veç dy rruge per kalimin e ketij Ligji:
1) Miratimi ne lexim te pare dhe pastaj amandamentimi permbajtesor ne leximin e dyte;
2) Terheqja e verzionit aktual te ligjit nga ana e Qeverise dhe fuzionimi i dy verzioneve (te pozites dhe opozites) ne nje ligj te vetem.
Nga komunikimet e ketyre diteve me aktere te pozites dhe opozites, eshte e qarte qe ka nje afrim te qendrimeve sa i perket permbajtjes, por jo edhe formes te miratimit te ligjit.
Eshte moment vendimtar qe te gjithe te reflektojne dhe perfundimisht te kemi nje ligj per rimekembjen ekonomike. Ne keto situata, pritjet jane per nje reflektim me te shpejte dhe me te madh nga ana e Qeverise.
/arbresh.info/
“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidente...
I mbijetuari i “Natës së Tmerrit” në Mitrovicë: Nëna ime u v...
Keqpërdorimet e votave në Deçan e Junik, intervistohen 30 të...
Gazmend Muhaxheri mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”
Drejtori i Policisë: Nga viti 2000 e deri më sot kemi humbur...
U paraqitën si punëtorë bankash, tre të arrestuar në Prishti...