SHBA ka ndërmarrë sanksione kundër grupeve të organizuara kriminale, pasi Departamenti Amerikan i Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar 16 individë dhe 24 subjekte në disa shtete në Evropë mes tyre edhe grupin e Zvonko Veselinoviqit në veri të Kosovës.
Në njoftimin e këtij departamenti thuhet se këto veprime janë ndërmarrë në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13818 i cili targeton personat e korruptuar dhe abuzimin e rëndë të të drejtave të njeriut.
Sipas komunikatës, Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontroll të disa bizneseve në disa rajone.
“Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe korrupsioni shpesh shkojnë paralelisht me efektet masivisht destabilizuese mbi sundimin e ligjit dhe qeverisjen demokratike”, tha drejtori i Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja Andrea M. Gacki./arbresh.info/

8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër