Komuna e Prishtinës sot ka bërë të ditur 26 bizneset të cilat janë shpallur fituese për tu bërë pjesë e aktivitetit “Prite n’Shesh” të organizuara nga komuna.
Sipas njoftimit të komunës, ky aktivitet do të hapet më 10 dhjetor duke filluar nga ora 20:00, shkruan arbresh.info.
Bizneset e shpallura fituese do të ftohen të mërkurën (8 dhjetor) prej orës 14:00 në komunë për t’a tërhequr shortin për numrin e shtëpizës./ arbresh.info/
Njoftimi i plotë
Komuna e Prishtinës ka kënaqësinë të ju ftojë në aktivitetin e njohur të komunës të quajturin Prite n’Shesh!
Ky aktivitet hapet me 10 Dhjetor 2021 duke filluar nga ora 20:00 dhe do të vazhdojë deri më 31 Dhjetor 2021.
Gjithashtu, 26 bizneset fituese ftohen nesër me datën 8 Dhjetor prej orës 14:00 në Komunën e Prishtinës për t’a tërhequr shortin për numrin e shtëpizës që do të posedojnë përgjatë këtij aktiviteti.
Falënderojmë të gjitha bizneset që aplikuan!
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...