Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka thënë se vështirë se Kosova do të marrë liberalizimin e vizave.
Sipas tij, vështirë mund të pritet që këtë vit qytetarët të lëvizin të lirë, ndonëse thotë se procedurat administrative mund të përmbyllen.
“Kjo është diçka që duhet të debatohet në nivele më të larta. Mendon që ka fjalë mjaft, nuk është hera e parë që ne na ofrohen vizat në një afat të caktuar kohor, por unë kam përshtypjen që ky vit do të iluzor që të kemi aplikim të liberalizimit të vizave”.
“Ndoshta procedurat administrative do të përmbyllen, por liberalizimi është vështirë të pritet. Besoj që viti i ardhshëm do të jetë vit ku qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm”, tha Dreshaj.
Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prish...
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...