Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka dekoruar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantinon, në vizitën e tij dytë të tij në Kosovë.
Vizita e Presidentit Infantino është dëshmi e qartë e mbështetjes që FIFA i kushton Kosovës dhe Federatës së Futbollit.
Kosova gëzon respekt dhe simpati të madhe tek Presidenti Infantino, edhe për faktin që në Kongresin e tij të parë si President, në vitin 2016,
FFK u pranua si anëtarja më e re e FIFA-s, një moment ky historik për vendin tonë por i veçantë edhe për Infantino.
Pas pranimit të medaljes ai tha se këtë medalje ia dedikon Fadil Vokrrit.
“Këtë medalje ia dedikoi Fadil Vokrrit, Fadilit dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, u shpreh ndër të tjera ai./Arbresh.info

Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...