Java e fundit e marsit si gjithmonë sjell edhe ndryshimin e orës Në natën mes të shtunës dhe të dielës (24-25 mars) fillon llogaritja verore e kohës, ora do të shkojë 60 minuta përpara.
Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00.
Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë.
Këtë vit, e diel më 25 mars shënohet fillimi i llogaritjes verore të kohës. Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.
Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas. Llogaritja dimërore do të rifillojë nga e diela e fundit e tetor (28 tetor).

Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...