Edhe pse Partia Demokratike e Kosovës, është tërhequr nga gara në bastionin e saj më të madh në Skenderaj, duke i dhënë mbështetje kandidatit të pavarur Bekim Jasharit, këtë nuk e kanë bërë edhe partitë e tjera.
Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca Kosova e Re, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, do të kenë kandidatët e tyre me të cilët do të sfidojnë djalin e heroit Hamëz Jashari, Bekim Jasharin, shkruan Magazina.al
Sipas listës zyrtare të KQZ-së, sot janë bërë të ditur edhe emrat që do të garojnë për Skenderajin në zgjedhjet e 22 tetorit, kështu siç edhe dihet, Bekim Jashari do të garojë si i pavarur, Vetëvendosje do të garojë me Hysni Mehanin, LDK-ja me me Isa Fejzullahun e AKR-ja me Musa Dervishin.
Theret me thikë një person në Kaçanik, arrestohet i mituri
Zogaj: Po flitet për rikthimin e Osmanit në LDK, do ta anali...
Mjekët e rinj të Vlorës, Rama: Shembull përkushtimi dhe prof...
Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...