I nominuari për kryeministër Avdullah Hoti ka prezantuar përbërjen e kabinetit të tij qeveritar gjatë ekspozesë në seancën e Kuvendit ku pritet të votohet qeveria e re.
Besnik Tahiri i AAK-së do të jetë zëvendëskryeministri i parë, ndërsa Driton Selmaj zëvendëskryeministri i dytë. E treta zv.kryeministre është Albulena Balaj-Halimaj nga Nisma Socialdemokrate, raporton arbresh.info.
Goran Rakiq i Listës Srpska do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal.Emrat e kësaj qeverie kanë dalë nga marrëveshjet e arritura mes partive LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe.
Kryeministër: Avdullah Hoti
Zëvendëskryeministri i parë: Besnik Tahiri
Zëvendëskryeministrat e tjerë: Driton Selmanaj, Albulena Balaj-Halimaj dhe Goran Rakiq
Ministri i Punëve të Brendshme – Agim Veliu
Ministre e Financave – Hykmete Bajrami
Ministri i Infrastrukturës – Arban Abrashi
Ministri i Shëndetësisë – Armend Zemaj
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Besian Mustafa
Ministri i Mbrojtjes – Anton Quni
Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve – Vlora Dumoshi
Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – Meliza Haradinaj-Stublla
Ministri i Drejtësisë – Selim SelimiMinistri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit – Ramë Likaj
Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit – Blerim Kuçi
Ministër i Tregtisë dhe Industrisë – Vesel Krasniqi
Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale – Skender Reçica
Ministër për Kthim dhe Komunitete – Dalibor Jevtiq
Ministër i Zhvillimit Rajonal – Enis Kervan/arbresh.info/
Presidentja Osmani dekreton Ligjin për Buxhetin 2026
Prokuroria Speciale do të ankohet në Apel për rastin e 1 mi...
Një raketë godet Dubain, shpërthim i fortë në Palm Island pr...
Raportohet se lideri suprem i Iranit është vrarë, flet minis...
Kurti para takimit me Hamzën: Përpjekje që javën e ardhshme ...
Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presid...