Mbrëmë janë arrestuar dy persona të dyshuar për lidhje në rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.
Arbresh.Info mëson se të arrestuarit janë Dragiša Marković dhe Žarko Jovanovič të dy të lindur më 1970 dhe pjesëtarë të policisë së Kosovës në Rajonin e Veriut të Mitrovicës.

Të dy policët nuk kanë siguruar vendin e ngjarjes ku është vrarë Oliver Ivanoviq dhe kanë fshehur fakte dhe kanë zhdukur gëzhojat e plumbave me të cilët është vrarë lideri i partisë ‘Liri, demokraci, drejtësi’.

Në kohën e arrestimit atyre i është gjetur një revole TT 7,62.
Oliver Ivanoviq është vrarë me 16 janar të këtij viti para selisë së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut./Arbresh.info/
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...