Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë dhënë detaje lidhur me operacionin policor “Reçaku ll”, ku u arrestuan pesë persona të nacionalitetit serb, të dyshuar për pjesëmarrje në Masakrën e Reçakut.
Major Bashkim Spahiu nga PK Bashkim Spahiu nga Policia e Kosovës ka thënë se të dyshuarit janë prangosur pas një sërë veprimesh hetimore dhe urdhër bastisjeje që kanë pasur në pronat e tyre.
Të arrestuarit janë:
N.P, shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, viti i lindjes 1968 Shtërpcë, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
S.J, i nacionalitetit serb, shtetas Kosovar, i lindur më 1967 në Betollush të Shtërpcës, ish-polic i pensinuar.
B.P, i nacionalitetit serb, i lindur më 1969 në Serqe të Shtërpcës, ish-polic. Ky është arrestuar në likëkalimin kufitar të Merdares, në orët e para të mëngjesit të së dielës.
S.M, i nacionalitetit serb, viti i lindjes, 1968 në Shtërpcë, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Si dhe, S.S, i nacionalitetit serb, i lindur më 1966 në Gjilan, punëtor në shërbime postare në Serbi , pjesë e formacioneve policore gjatë kryerjes së krimit.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...