Pas përfundimit të procesit të dytë të certifikimit të kandidatëve për kryetarë të komunave në zgjedhjet e 17 tetorit, tashmë janë publikuar listat finale të tyre, shkruan arbresh.info.
Në komunën e Gjakovës do të garojnë gjashtë kandidatë nga partitë si LDK, LVV, AAK, PDK,NISMA DHE PSHDK.
Kandidatë për garën e të parit të Gjakovës nga AAK, do të rikandidojë prapë Ardian Gjini, ndërkaq nga Lëvizja Vetëvendosje do të rikandidojë prap ish kryetarja Mimoza Kusari-Lila.
Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas certifikimit të grupit të fundit të kandidatëve, në përputhje me paragrafin 29.7 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ka publikuar listën e kandidatëve që garojnë për kryetar komune dhe anëtar të kuvendeve komunale nga subjektet politike të certifikuara për zgjedhjet lokale 2021.

Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...