Lëvizja Vetëvendosje është në përfundim të zyrtarizmit të kandidatëve të saj për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Deri më tani Vetëvendosje ka zyrtarizuar 4 kandidatë për kryetarë të komunave.
Zëdhënësi i kësaj partie, Shkodran Hoti ka thënë për lajmi.net, se procesi zgjedhor për komunat tjera do të zhvillohet në ditët e ardhshme.
“Deri me tani janë votuar Shpend Ahmeti në Prishtinë, Agron Avdijaj në Istog, Selatin Retkoceri në Lipjan dhe Salih Salihu ne Viti. Në Qendrat e tjera procesi zgjedhor do të zhvillohet në ditët në vijim”, ka thënë Hoti për lajmi.net.
Vetëvendosje emërimin e kandidatëve më të cilët do të garojë në zgjedhjet lokale është duke e zhvilluar më atë të votimit të anëtarësisë së saj, ku kandidatët e propozuar nga qendrat e kësaj partie i nënshtrohet votimit të anëtarësisë.
Vetëvendosje aktualisht udhëheq vetëm me komunën e Prishtinës që e kishte fituar në vitin 2014 me kandidatë Shpend Ahemtin, i cili pas balotazhit kishte fituar ndaj Isa Mustafës së LDK-së.
Në zgjedhjet e fundit nacionale të 11 qershorit, VV kishte dalë si partia e parë në 10 komuna. Zgjedhjet e rregullta lokale do të mbahen më 22 tetor.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...