Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka bërë ndarjen e pesë çmimeve në kuadër të garës për videon më të mirë, pjesë e fushatës #AsUne nuk do të votoj për kandidatët e korruptuar, shkruan arbesh.info
Albulena Uka e fitoi çmimin e parë për videon më të mirë, të dytin e fitoi Besfort Berisha, të tretin Egzona Shabani, të katërtin e fitoi Faik Mziu dhe të pestin Tringa Alidemi.
Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, nga sheshi i Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin dhe të votojnë.
Ajo tha se përmes votës qytetarët të dielën mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti në të ardhmen e Kosovës
“Të dielën mund të ndikoni drejtpërdrejti në të ardhmen e fëmijëve tuaj dilni e votoni demokracia ka të bëjë më këtë dilni e votoni sepse vota e secilit nga ju llogaritet. E drejta juaj për ti zgjedhur përfaqësuesit pa presion është demokracia qe ju prisni dhe meritoni”, tha ajo.
Ajo tha se BE qëndron e bashkuar kundër kandidatëve të korruptuar.
“Dilni dhe votoni çdo votë ë ka peshën ë saj.. mos i leni të tjerët të votojnë për ju”.
Ambasadori i SHBA-së Greg Delawie u tha të pranishmëve se dalja masive në zgjedhje ka rëndësi të madhe duke formuar qeverinë e ardhshme të Kosovës.
“Dalja e madhe në zgjedhje ka rendësi të madhe duke e formuar qeverinë e ardhshme të Kosovës. Prandaj ju lutem planifikoni paraprakisht se si do të shkon deri tek vendvotimi juaj dhe merrni edhe shokët tuaj”, tha Delawie./Arbresh.info
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...