Naim Morina dhe Driton Morina janë dy vëllezërit nga fshati Gollubovc i Malishevës, të cilët dyshohet se u vranë sot nga burri i motrës së tyre, i dyshuari Astrit Isufi.
Burime të klankosovës kanë bërë të ditur se i dyshuari është nga një fshat i komunës së Drenasit dhe i njëjti gjendet në arrati.
Në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike është gjetur nga policia edhe një armë zjarri, e cila ende dihet nëse është përdorur nga i dyshuari për ta kryer veprën.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:30, dy persona të moshës madhore dy vëllezër janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës.
Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave.
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...