Alen dhe Anel Ujkanovic pjesëtar të Ushtrisë së Republikës së Kosovës janë ndaluar sot në pikë kalimin kufitar në Jarinje nga autoritetet serbe.
Ata janë lëshuar nga aty pas tre orësh intervistim, siç ka treguar Gjenerali Rrahman Rama.
Për këtë veprim të autoriteteve serbe ka reaguar ashpër kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm qysh në momentin kur ka marrë informacionet se ata janë ndaluar.
Edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se këto veprime të Serbisë tregojnë edhe një herë se pse vendimi për taksën është një vendim që Beogradi e meriton.
Këto veprime të Serbisë janë në vazhdën e përpjekjeve dhe presioneve ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb për t’u larguar nga Ushtria e Republikës së Kosovës.
Megjithatë duket se edhe Alen edhe Anel Ujkanovic janë krenar që i shërbejnë Ushtrisë së Kosovës.



18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...