Policia e Kosovës me autorizim të prokurorisë kompetente ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informative që do të ndihmonin në arrestimin e dy personave të dyshuar për veprën vrasje e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Sipas policisë, të dyshuarit janë Ahmet ( Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha, shkruan Arbresh.info.
“Ndonëse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga ana e policisë, kërkimi i vazhdueshëm, bastisja e disa lokacioneve etj. personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar na kontaktoni direkt në:
E-mail: [email protected]
Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/
Android #app: Lajmero Policine
Tel: 192”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndryshe, si pasojë e gjuajtjeve me armë në Prishtinë kanë humbur jetën dy persona./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Një i vrarë dhe një e plagosur pas gjuajtjeve me armë zjarri në Prishtinë
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare