Sot ishte afati i fundit për regjistrim të deputetëve në Kuvendin e Kosovës ndërkohë që disa deputetë ende nuk janë regjistruar.
Kjo ka bërë që Kuvendi i Kosovës të shtyjë afatin për regjistrim duke e vazhduar atë edhe gjatë ditës së hënë, shkruan arbresh.info.
Nga lëvizja Vetëvendosje nuk janë regjistruar ende Albin Kurti, Shqipe Pantina, Liburn Aliu dhe Faton Topalli.
Zëdhënësi i VV-së, Shkodran Hoti ka thënë përmes një statusi në Facebook se afati i caktuar për regjistrim nuk ka pengesa për pjesëmarrje të deputetit në seancë konstituive.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Regjistrimi i deputetit nuk është i paraparë me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe as me dispozitat e Rregullores së Kuvendit.
Regjistrimi i deputetit është një veprim administrativ për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për administratën e Kuvendit ku përfshihen: kopja e kartelës bankare, kopja e letërnjoftimit, adresa e vendbanimit dhe CV’ja.
Këto dokumente mund të dorëzohen në Administratën e Kuvendit në çdo kohë të përshatshme për deputetin.
Regjistrimi i deputetit nga administrata e Kuvendit para seancës konstituive bëhet me qëllim të lehtësimit teknik (regjistrimi në holl të kuvendit).
Deputetët z. Albin Kurti, z. Liburn Aliu, znj. Shqipe Pantina dhe z. Faton Topalli do ta bëjnë regjistrimin e nevojshëm javën e ardhshme para seancës konstituive dhe kjo nuk paraqet asnjë pengesë procedurale.
Andaj lëshimi i afatit të caktuar nga Kryesia e Kuvendit për regjistrimin e deputetit, nuk ka pengesa për pjesëmarrje të deputetit në seancën konstituive të Kuvendit./Arbresh.info.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...