Sot deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk arritën ta miratojnë rezolutën lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për përfshirjen e ‘shkëmbimit të territoreve’ në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Nga 90 deputetë sa ishin në sallë, kjo rezolutë mori vetëm 50 vota.
Pro kësaj rezolute unanimisht ka votuar vetëm Partia Social Demokrate.
Këtë e ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Dardan Sejdiu, i cili ka thënë se të gjithë deputetët e PSD-së votuan pa asnjë përjashtim.
“Presidenti Thaçi nuk ka legjitimitet për ta bartur procesin e dialogut. Kjo përgjegjësi i takon Kuvendit të Republikës, prej ku duhet të burojnë platforma shtetërore, ekipi dhe mekanizmat mbikëqyrës.
Koha po dëshmon se opsioni i Partisë Socialdemokrate i propozuar para disa muajve mbetet propozimi më serioz dhe më përmbajtësor për procesin e dialogut me Serbinë”, ka shkruar Sejdiu.
Nga këto lista mund të shihni se nga pozita kanë qenë vetëm dy deputetët e AKR-së që kanë votuar pro rezolutës së LDK-së, Labinot Gashi dhe Islam Pacolli.
Ndërsa nga opozita kundër dolën deputetët e LDK-së; Anton Quni, Naser Rugova e Korab Sejdiu. E nga Lëvizja Vetëvendosje kundër doli deputetja, Fatmire Kollçaku.

Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...