Sot po të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të ratifikohet marrëveshja e shënjimit të kufirit me Malin e Zi.
Ndonëse dje pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, shefi i grupit parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi tha se PDK i ka të gjitha votat dhe se janë siguruar 78 vota një gjë e tillë nuk duhet kështu.
Kjo pasi që deputetët Nait Hasani, Arban Abrashi, Milaim Zeka, janë në Mal të zi.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur anëtari i këtij komisioni, Fisnik Ismaili deputet i LVV-së, përmes një statusi në rrjetin social facebook:
Statusi i plotë:
Me kolegët deputetë të Komisionit për Administratë Lokale dhe Media, po i kalojmë disa ditë në Mal të Zi. Para se me i vizitue deputetët dhe zyrtarët e qeverisë së Podgoricës për çashtjet e Ligjit për Prishtinën, i kaluem dy ditë në Plavë, Guci e Tuz edhe mësuem shumë për shqiptarët e këtij rajoni.
Që kanë probleme, e kemi dijtë gjithmonë. Por pakkush është në dijeni se janë kaq të theksueme, posaçërisht shpërngulja masive e shqiptarëve nga ato troje. Mësuem se duhet me e shtye çështjen e pikës kufitare dhe rrugës që e lidhë Malësinë me Deçanin.
Poashtu u njoftuem me një projekt ide që kish me e lidhë masivin e Bjeshkëve të Nemuna në tri shtetet, që kish me i ngjallë Rugovën, Malësinë, Thethin e Valbonën, në një resort fenomenal turistik të përbashkët. Duhet shty të tri qeveritë shuuuuumë për vullnet e realizim të këtij projekti.
Sot u diskutie edhe Ligji për RTK-në nga pikëvështrimi i drejtoreshës së RTCG (Radio Televizioni i Malit të Zi) edhe hapësira që iu jepet shqiptarëve në televizionin e këtushëm publik.
Falënderim të veçantë të gjithë njerëzve të mirë që na pritën aq mirë në Plavë, Guci e Tuz, dhe Ambasadorit Skender Durmishi, që na mirëpriti gjatë këtij udhëtimi (foto në Ambasadë) .
Mbas kësaj, pritet që Ligji për Prishtinën me u procedue tutje, bashkë me Ligjin për RTK-në, edhe shumë, shumë punë e vullnet për realizimin e rrugës Plavë-Deçan.

Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...