Punëtorët të cilët në format më të vështira sigurojnë të ardhurat e tyre familjare, çdo ditë e më shumë po rrezikohen në vendin e punës, shkruan Llapi.info.
Këtë më së miri e dëshmon një video të cilën e ka dërguar një qytetar i Podujevës në të cilën shihet se si një punëtor i ndërtimtarisë i cili punon në një objekt në ndërtim në Podujevë, qëndron në një shtyllë të hollë pa masa tjera mbrojtëse në katin e pestë.
Por ani pse Rregullorja për mbrojtjen, sigurinë në punë, shëndetin dhe mjedisin e punës në shërbimin civil komunal, neni 4 pika 1 obligon Personelin udhëheqës që ta organizoi punën në mënyrë që secili punëtor të punojë pa rrezikuar shëndetin dhe jetën e tij dhe të punëtorëve të tjerë, kjo gjë nuk po respektohet.
“Neni 4 4.1. Procesi i punës duhet të organizohet, në mënyrë që secili punëtor të punojë pa rrezikuar shëndetin dhe jetën e tij dhe të punëtorëve të tjerë. 4.2. Përparimi i organizimit dhe i procesit të punës, me të cilin garantohet siguria e shërbyesve civilë, është detyrë themelore e udhëheqësit të Personelit, udhëheqësve të drejtorive dhe përgjegjësve të tjerë në Shërbimin civil komunal.”, thuhet në Rregullores për mbrojtjen, sigurinë në punë, shëndetin dhe mjedisin e punës në shërbimin civil komunal.
https://www.youtube.com/watch?v=oKIh476Cbwg
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...