Kryetari i Prishtinës dhe i PSD-së, Shpend Ahmeti i është përgjigjur ish-deputetit të Vetëvendosjes Sali Zyba që të martën kërcënoi Ahmetin me rrëzim nga posti i kryetarit të kryeqytetit dhe tha se “vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”.
Ahmeti në përgjigjen e tij ka thënë se s’ka synim azil në asnjë shtet e se s’ia ka frikën “kërcënuesve në asnjë rrethanë”.
“Jam qytetar krenar i Republikës së Kosovës dhe nuk e kam synim azilin në asnjë shtet tjetër. Nuk ja kam pas frikën kërcënuesve në asnjë rrethanë e aq më pak disave që i njoh mirë. Urime miq të mi! Kosova ka mjaft probleme për me i zgjidh”, ka shkruar ai në Facebook.
Pak para reagimit të Ahmetit, nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, kërkoi nga anëtarët e partisë të mos përçmojnë opozitarët.
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person
Elijona fton banorët për të festuar ditëlindjen e saj së bas...
FIFA dhe UEFA konfirmojnë ndryshimet statutore të FFK-së
Vodhi një televizor më 2024, arrestohet i dyshuari në Kaçani...