Kështu i gëzohen qytetarët parakalimit të ekipit kosovar në Lojërat Olimpike Dimërore

14:08 | 9 Shkurt 2018
M. A.

Ekipi olimpik i Kosovës ka bërë parakalimin historik në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore 2018 në Pyeongchang të Koresë Jugore.

Gjatë parakalimit të ekipit kosovar, dhjetar qytetarë të Prishtinës kanë dal në sheshin “Zahir Pajaziti” për të parë nga ekrani i madh që është vendosur në shesh këtë parakalim historik.

Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në Lojëra Olimpike Dimërore. Ndërsa hera e parë që Kosova mori pjesë si shtet në Lojëra Olimpike ishte në ato verore më 2016 në Rio të Brazilit.

Kosova ishte shteti i 71-ti në listën e ekipeve që parakaluan në stadiumin olimpik të Pyeongchangut në Korenë e Jugut. Renditja e shteteve u bën në bazë të alfabetit korean.

Ekipit olimpik të Kosovës i priu bartësi i flamurit, skitari Albin Tahiri. Ekipi u përbë edhe nga trajneri Agim Pupovci dhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme