Fundjava në Kosovë do të mbajë me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe shi, kurse viseve malore edhe reshje bore.
Sipas Weather Prishtina, të reshurat e shiut që po bien gjatë ditës së sotme, do të vazhdojnë edhe ditëve të fundjavës me karakter lokal, nën kushte të motit të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.
Të shtunën (nesër) reshjet edhe mund të shoqërohen me bubullima. Ditën e diel, do të mbajë mot më i ftohtë, e orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes viseve kodrinore-malore paraqiten kushte edhe për të reshura bore, apo të përziera shiu dhe bore.
Në fillim të javës mbeten ende mundësi për reshje lokale shiu, me më shumë vranësira ditën e hënë, e intervale më të gjata me diell ditën e mërkurë.
Cilësia e ajrit ditëve të ardhshme shënon përmirësim, me indeks që paraqitet kryesisht në vlera të pranueshme.
Temperaturat me tendencë të rënies në fundjavë, minimalet zbresin edhe deri në 0C ditën e diel, e më pas në rritje, deri në 16C të mërkurën.
Ditën e shtunë erërat do të jenë mjaft të fuqishme me hove edhe deri në 20m/s, me drejtim nga jugperëndimi, e ditën e diel fillojnë të qetësohen e frynë edhe nga verilindja.
Shtypja atmosferike në ditët e ardhshme në rritje./arbresh.info/
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...