Ka dhënë dorëheqje Elizabeth Katherine Goëing nga puna në Zyrën për Çështje të Komuniteteve, e cila funksionon në kuadër të Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Megjithatë, ajo do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e këshilltares politike për Çështjet e Komuniteteve.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se i vjen keq që në rrethanat aktuale nuk ka mundur të sigurojë që paratë publike po shkojnë aty ku duhet.
“Jam krenare që vazhdoj si Këshilltare e Kryeministrit për Çështjet e Komuniteteve, me koordinimin e punës jetike për komunitetet e Kosovës, ruajtjen e kushtetutës së Kosovës si një demokraci moderne funksionale dhe sigurimin që paratë publike shkojnë aty ku duhet. Më vjen keq që në rrethanat aktuale nuk ndjeva se mund ta ruaj integritetin dhe të vazhdoj të punoj me Zyrën për Çështje të Komuniteteve”, ka shkruar ajo Goëing./Arbresh.info
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...
Parashikimi i motit në Shqipëri
ShBA thotë se vrau dy persona në sulmin ndaj një anijeje të ...
Protestohet sot kundër propozimit për shtrenjtimin e rrymës
27 vjet nga konferenca e Rambujesë