Meliza Haradinaj, këshilltarja e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj një komenti të analistit, Fisnik Halimi, rreth shkëmbimit të territoreve. Ai kishte deklaruar se të gjithë akterët e rëndësishëm politik në Kosovë i kanë parë hartat për shkëmbime territoresh me Serbinë
Haradinaj, ka theksuar seHalimi nuk ka të drejtë që të shfaqet në publik me konfidencë për cështje territoriale.
“Çfar kredenciale e kontributi ka ky person që na shfaqet në publik me konfidencë për çështje territoriale, të cilat çështje skanë mundur ti zgjidhen as 2 shekujt e kaluar, e as me disa palë luftëra të përgjakshme?! Sponsorizimi i temave përmes sojeve të Fisnik Halimit, garanton dështimin e tyre. Vazhdoni”, ka shkruar këshilltarja e kryeministrit Ramush Haradinaj.
E nohësi i çështjeve politike, Fisnik Halimi, ka thënë se të gjithë akterët e rëndësishëm politikë në Kosovë i kanë parë hartat për shkëmbime territoresh me Serbinë.
“Shkëmbimi i territorit nuk është ndarje, është shkëmbim i territoreve. Të gjithë akterët e rëndësishëm politikë në Kosovë i kanë parë hartat, dinë saktë se çka ka për t’u shkëmbyer dhe e dinë që hartat nuk janë të këqija”, ka thënë ai.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic