Blerim Latifi, këshilltari politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka arsyetuar mbulimin e pikturave me motive kombëtare, duke thënë se shefi i tij ka qenë i obliguar të respektojë qëndrimet zyrtare të katër legjislaturave të më hershme, deri në një vendimmarrje të re.
Ai ka thënë se vendimi i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli lidhur me muralet në hollin e Kuvendit është vazhdimësi e bartur formale e qëndrimeve të katër legjislaturave të mëparshme të Kuvendit të Kosovës lidhur me këtë çështje.
Sipas tij, shumë nga ata që sot po bëjnë zhurmë rreth muraleve, kanë qenë vet pjesë vendimmarrëse në formësimin zyrtar të po këtyre qëndrimeve. Kryetari Veseli nuk ka qenë pjesë e këtij qëndrimi të mëhershëm zyrtar.
“Në këtë kontekst, Kryetari Veseli ka qenë i obliguar të respektojë qëndrimet zyrtare të kryesive të deritanishme të Kuvendit, deri në një vendimmarrje të re. Zgjidhja aktuale është e përkohshme, ashtu siç janë edhe artistikisht shumë të diskutueshme, nga profesionistët e artit, muralet në hollin e Kuvendit. Kryetari Veseli, do të propozoj një konferencë me profesionistë të fushës së artit me qëllim që në muret e Kuvendit të Kosovës të prezantohen vepra me vlera të vërteta artistike, kombëtare dhe universale. Historia dhe identiteti ynë kombëtar është tepër i çmuar, prandaj as nuk mund të lihet në duart e joprofesionistëve, e as nuk mund të bëhet objekt i manipulimit për qëllime të politikës ditore”, thuhet në një komunikatë për media dërguar nga Blerim Latifi.
Carrick pritet të emërohet trajner i përkohshëm i Man United
Simeone kërkon falje publike për gjestin ndaj Viniciusit në ...
Osmani pret në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Pë...
Rutte: NATO-ja po shqyrton hapat e radhës për sigurinë e Ark...
Zarf i zi në shtëpi, ndëshkohen të gjithë banorët
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca evakuon 3 familje në lag...